SHQIPERIA

Emergjenca me virusin vdekjeprurës, sa rrezikon Shqipëria

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino deklaroi sot se shpallja e emergjencës globale për koronavirusin nga OBSH nuk do të thotë masa ekstreme për Shqipërinë.
Në mbledhjen e dytë të Task-Forcës, specialistja e shëndetit publik tha se Shqipëria nuk është vend pritës akoma dhe se situata do vlerësohet rast pas rasti.
“Kjo nuk implikon masa ekstreme për Shqipërinë sepse këtë e lidhin me ndalimin e tregtisë dhe të mallrave. Nuk rekomandohet nga OBSH për momentin. Kjo ngjarje është me rëndësi ndërkombëtare sepse i ka tejkaluar kufijtë e Kinës. Ka prekur shumë vende të tjera të botës, përfshirë dhe vende në Evropë për këtë arsye vendet rrisin nivelin e masave.
Shpallja e kësaj gjendje ndërkombëtare nga OBSH dhe ekspertët bëhet që të rrisë fondet e saj, mbështetjen e saj për vende që kanë nevojë dhe natyrisht të rrisë çdo përpjekje në lidhje me kërkime, me identifikimin e trajtimeve të mëtejshme, në lidhje me kërkimin shkencor e mbrojtjen në shkallë globale dhe t..

Loading...

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino deklaroi sot se shpallja e emergjencës globale për koronavirusin nga OBSH nuk do të thotë masa ekstreme për Shqipërinë.

Në mbledhjen e dytë të Task-Forcës, specialistja e shëndetit publik tha se Shqipëria nuk është vend pritës akoma dhe se situata do vlerësohet rast pas rasti.

“Kjo nuk implikon masa ekstreme për Shqipërinë sepse këtë e lidhin me ndalimin e tregtisë dhe të mallrave. Nuk rekomandohet nga OBSH për momentin. Kjo ngjarje është me rëndësi ndërkombëtare sepse i ka tejkaluar kufijtë e Kinës. Ka prekur shumë vende të tjera të botës, përfshirë dhe vende në Evropë për këtë arsye vendet rrisin nivelin e masave.

Shpallja e kësaj gjendje ndërkombëtare nga OBSH dhe ekspertët bëhet që të rrisë fondet e saj, mbështetjen e saj për vende që kanë nevojë dhe natyrisht të rrisë çdo përpjekje në lidhje me kërkime, me identifikimin e trajtimeve të mëtejshme, në lidhje me kërkimin shkencor e mbrojtjen në shkallë globale dhe të ndihmojë vendet që kanë sisteme shëndetësore të dobëta. Ne nuk jemi vend pritës akoma, situata do vlerësohet rast pas rasti.

Masat e kontrollit të infeksionit nuk janë vetëm në aeroporte dhe porte por edhe për transportin e personave që do të dyshohen por natyrisht dhe masat e kontrollit në spitale.

Ne duhet të rrisim dhe përgjegjshmërinë e personelit shëndetësor për arsye se ata janë persona që rrezikohen. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme por duhet të marrim masa”, deklaroi sot Bino.

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Emergjenca me virusin vdekjeprurës, sa rrezikon Shqipëria Emergjenca me virusin vdekjeprurës, sa rrezikon ShqipëriaRating: 5.0
To Top