SHQIPERIA

Erjon Vishkulli njofton nga Roma: Do t’i nënshtrohem një operacioni të rrallë

Kosova.Today ·

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së së shtunës në Tiranë, ka mbërritur në Romë, ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vishkulli përmes një postimi në Instastory,...

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së së shtunës në Tiranë, ka mbërritur në Romë, ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vishkulli përmes një postimi në Instastory, ku njofton se ndodhet në spitalin “San Carlo” të Romës dhe se do të kryejë një nga operacionet që ai i cilëson si të rralla.

“Sapo kam mbërritur në spitalin e Romës ‘San Carlo’, ku do të futem për një nga operacionet e rralla. Zoti baftë Mrekulli”, shkruan ai, duke e shoqëruar mesazhin me simbole lutjeje dhe flamurin shqiptar.

Vishkulli u dëmtua në sy gjatë protestës së 24 tetorit në kryeqytet. Rasti i tij ka tërhequr vëmendjen e publikut, ndërsa protestuesit kanë shprehur solidaritet me të.

The post Erjon Vishkulli njofton nga Roma: Do t’i nënshtrohem një operacioni të rrallë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Jep dorëheqjen Afrim Qendro nga kreu i IKMT

13.11.2026

Rama për median: 60% e përmbajtjes është kundër qeverisë, akuzon ekranet se glorifikojnë dhunën, propozoi debat kombëtar

14.11.2026

Koçiu dhe Demo marrin drejtimin e PS-së në Tiranë, reagon ministri: Besimin do ta kthejmë në punë konkrete

14.11.2026

Po udhëtonte me taksi i armatosur, arrestohet 30-vjeçari me precedent penal! Në pranga edhe pasagjeri tjetër

13.11.2026