JETA

Ermal Sadiku pas vendimit të VV për t’i votuar Çitakun e Shalën: Plan për të na çuar në zgjedhje më 27 dhjetor

Kosova.Today ·

Më herët, Vetëvendosje, bëri të ditur se kanë marrë vendim që nesër në seancën konstituive të Kuvendit, të votojnë kandidatët e PDK’së dhe LDK’së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, për nënkryetarë të Kuvendit. Lidhur me këtë, ka reaguar deputeti...

Më herët, Vetëvendosje, bëri të ditur se kanë marrë vendim që nesër në seancën konstituive të Kuvendit, të votojnë kandidatët e PDK’së dhe LDK’së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, për nënkryetarë të Kuvendit.

Lidhur me këtë, ka reaguar deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku. Ky i fundit këto veprime të VV’së i ka parë të kuadër të tentimit që të shkohet në zgjedhje gjatë dimrit, duke përmendur datën 27 dhjetor.

Sadiku, ka thënë se këtë datë e ‘’kanë përcaktuar me vendimin e sotëm’’.

Postimi:

Tash vendosi VV me i votu nënkryetarët e partive tjera.

Qysh kam thënë tash e dy muaj, këta kanë me na dërgu prapë në zgjedhje në dimër.

Datën që e kanë përmendur, 27 dhjetorin, e kanë përcaktu me vendimin e sotëm.

60 ditë plus 45 ditë na çojnë pikërisht te 27 dhjetori.

Pra, krejt ky bllokim, krejt këto lojëra me Kuvendin, krejt kjo zvarritje veç për me mbërri te data që e kanë planifiku.

Parti që e shkel Kushtetutën tri herë vetëm për me mbërri te një datë zgjedhjesh.

Parti që nuk e don stabilitetin. E don kaosin.

Keni me marrë fund politikisht.

Populli nuk ka me jua harru këto lojëra me shtetin.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Bazeli përplot shqiptarë, mbi 11 mijë banorë e kanë shqipen gjuhë kryesore

15.11.2026

Aksion i madh kundër trafikut të drogës në Zvicër, arrestohen 41 persona

12.11.2026

Subvencionet për sigurimin shëndetësor, dallime të mëdha mes kantoneve të Zvicrës

15.11.2026

Propozimi për pagë minimale prej 5 mijë frangash në Zvicër ngjall reagime

12.11.2026