SHQIPERIA

Ky është autori i dyshuar që grabiti bankën në Komunën e Parisit

Kosova.Today ·

Policia ka arrestuar Robert Dukën, i njohur edhe si Albert Duka, i dyshuar si autor i grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, më 2 nëntor. Duka dyshohet se hyri i maskuar në filialin bankar rreth...

Policia ka arrestuar Robert Dukën, i njohur edhe si Albert Duka, i dyshuar si autor i grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, më 2 nëntor.

Duka dyshohet se hyri i maskuar në filialin bankar rreth orës 10:45, kërcënoi me armë rojën e sigurisë dhe më pas i vendosi pistoletën në kokë arkëtares, duke i kërkuar paratë.

Pasi mori shumën që ndodhej në arkë, ai u largua me monopatinë në drejtim të stadiumit “Selman Stërmasi”.

Por dyshimet ndaj Robert Dukës nuk lidhen vetëm me këtë ngjarje. Ai dyshohet të jetë i përfshirë edhe në një tjetër grabitje banke, të ndodhur disa muaj më parë, po në zonën e Komunës së Parisit.

Grupi hetimor po vijon verifikimet për të dokumentuar përfshirjen e tij në të dyja ngjarjet. Gjatë grabitjes së 2 nëntorit nuk pati persona të lënduar.

The post Ky është autori i dyshuar që grabiti bankën në Komunën e Parisit appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Balla paralajmëron PD-në: Do ta çojmë reformën zgjedhore në Kuvend edhe pa ju

09.11.2026

7 nxënëse e denoncuan për ngacmim seksual, lihet ‘detyrim paraqitje’ mësuesi i fizkulturës në Selenicë

08.11.2026

Përplasje në protestën e studentëve, të rinjtë e maskuar qëllojnë me gurë efektivët

07.11.2026

Debate te “Zgjedhorja”, Gjiknuri: Po bllokohet puna e Komisionit, Bylykbashi: PS shmang rekomandimet e ODIHR

09.11.2026