SHOWBIZ

A është fejuar? Bes Kallaku ngre dyshime me postimin e fundit

Kosova.Today ·

Një postim i fundit i Bes Kallakut ka bërë që ndjekësit të nisin të hamendësojnë për një zhvillim të ri në jetën e tij sentimentale. Në fotografinë e publikuar, aktori shihet në një moment lutjeje, ndërsa vëmendjen e ka marrë një unazë që mban...

Një postim i fundit i Bes Kallakut ka bërë që ndjekësit të nisin të hamendësojnë për një zhvillim të ri në jetën e tij sentimentale.

Në fotografinë e publikuar, aktori shihet në një moment lutjeje, ndërsa vëmendjen e ka marrë një unazë që mban në gisht.

Për ta shoqëruar imazhin, Besi ka zgjedhur këngën “Happiest Year” të Jaymes Young dhe ka shkruar: “Faleminderit Zot”.

Detajet e postimit kanë mjaftuar për të nxitur komentet dhe pyetjet e fansave.

Shumë prej tyre po përpiqen të kuptojnë nëse unaza lidhet me një ngjarje të rëndësishme personale.

Prej kohësh, Besi është në një lidhje me Ejonën, për të cilën ka folur edhe publikisht.

Ai ka treguar se ajo ka sjellë një ndryshim të madh në jetën e tij dhe e ka ndihmuar të rikthejë gëzimin pas një periudhe të vështirë.

Kallaku i ka bërë edhe një dedikim të veçantë përmes një tatuazhi me emrin e saj, duke e shoqëruar me një datë dhe një frazë personale.

Pavarësisht vëmendjes së madhe, dyshja vazhdon të jetë e rezervuar për detajet e marrëdhënies. Ata kanë preferuar të mos e ekspozojnë plotësisht jetën e tyre private. /Telegrafi/


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Arlinda për Vjollcën: Herë e luan nënën, herë motrën

09.11.2026

Adelina shfaqet zonjë e rëndë në postimin e fundit

15.11.2026

“Të kam dashtë me shpirt e zemër”, pas shumë vitesh bashkë, ndahen Miranda Hashani dhe Mentor Miftari

13.11.2026

Beharja reagon pas largimit nga BBVK, ndan një postim dashurie

11.11.2026