KOSOVA

Kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Kosova.Today ·

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Merdarë, ku për automjete koha e pritjes...

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë mëngjesit të sotëm.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Merdarë, ku për automjete koha e pritjes në dalje nga Kosova është 60 deri në 90 minuta.

Ndërkohë, në pikën kufitare te Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë 15 deri në 20 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin rreth 200 metra, raporton IndeksOnline.

Pritje më të shkurtra janë regjistruar edhe në Jarinjë, me 10 deri në 15 minuta, si dhe në Han të Elezit, me 5 deri në 10 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë kryesisht nga 3 deri në 5 minuta.

Të dhënat janë përditësuar në orën 09:21.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Qysh ndërrimi i një kablloje bakri e bllokoi qiellin e ShBA-së?

14.11.2026

Dimër i rëndë për Kosovën, qytetarëve u kërkohet të përgatiten edhe me dru për ngrohje

16.11.2026

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë reagon për këngën nacionaliste në Bruksel: E papranueshme, BE-ja duhet të japë sqarime

15.11.2026

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për rastin e administrimit të drejtësisë

15.11.2026