KOSOVA

Kjo është gjendja shëndetësore e burrit nga Malisheva, që dyshohet se vrau gruan e tij

Kosova.Today ·

Egzon Bytyqi është duke u trajtuar në QKUK, pasi dyshohet se ka vrarë gruan dhe më pas ka tentuar vetëvrasjen, ku ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së hënës në fshatin Kërvasëri në komunën e Malishevës. Zëdhënësja...

Egzon Bytyqi është duke u trajtuar në QKUK, pasi dyshohet se ka vrarë gruan dhe më pas ka tentuar vetëvrasjen, ku ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së hënës në fshatin Kërvasëri në komunën e Malishevës.

Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, ka thënë se gjendja e Egzonit vazhdon të mbetet e njëjtë, ndërsa po vazhdon të trajtohet nga stafi shëndetësor i Qendrës Emergjente.

“Lidhur me rastin e raportuar më datë 24 gusht 2026 në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ju njoftojmë se gjendja shëndetësore e pacientit, 26-vjeçar, vazhdon të jetë e njëjtë. Pacienti është duke marrë trajtim mjekësor dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen e stafit shëndetësor në Qendrën Emergjente të QKUK-së”, ka thënë Qyqalla.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Komuna e Pejës publikon sqarimin e QPS-së pas raportit të Inspektoratit për rastin e Arlinda Zekajt

14.11.2026

Blerim Latifi: Himni i Izraelit u fishkëllye për llogari të një populli që Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

14.11.2026

Sveçla për aksionin “Heshtja”: Lufta kundër grupeve kriminale do të jetë e pandalshme

15.11.2026

Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit

13.11.2026