KOSOVA

“Është gjetur vaj palme dhe në produktet e qumështores “Vita””

Kosova.Today ·

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja ka thënë se nga rezultatet laboratorike të kryera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, është gjetur vaj palme dhe në produktet e qumështores “Vita”. Ai ka thënë se këtë gjë nuk e kanë mohuar...

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja ka thënë se nga rezultatet laboratorike të kryera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, është gjetur vaj palme dhe në produktet e qumështores “Vita”.

Ai ka thënë se këtë gjë nuk e kanë mohuar as pronarët e kompanisë.

Muja në konferencën për media, ka thënë se kjo qumështore ka plasuar në treg produkte si qumësht, por që kanë përmbajte vaj palme e në disa raste dhe qumësht pluhur.

“Pa asnjë fije dyshimi. Ne i trajtojmë objektet e kontrollit, ato kanë aprovim për aktivitetet të qumështit dhe pa fije dyshimi tashmë. Nuk ka qenë kontestuese as nga ata që kanë përdorur vaj palme në produkte. Qumështorja “Vita” është konstatuar që përmban, ka plasuar në treg, produktet të cilat janë parketuar, tregtuar si qumësht, por në esencë përmbajnë vaj palme dhe në raste qumësht pluhur”, tha ai.

Muja u shpreh se çdo shkelje e gjetur do të trajtohet sipas ligjit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sveçla për aksionin “Heshtja”: Lufta kundër grupeve kriminale do të jetë e pandalshme

15.11.2026

“Rrethana të jashtëzakonshme”: Urdhërohet ndërprerja e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së

14.11.2026

Qysh ndërrimi i një kablloje bakri e bllokoi qiellin e ShBA-së?

14.11.2026

Operacioni “Heshtja”, arrestohet ish-ministri i njohur i Kosovës (FOTO)

15.11.2026