KOSOVA

Ky është i riu kosovar që vdiq në detin në Shëngjin

Kosova.Today ·

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në detin e Shëngjinit, ku një i ri nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht. Bëhet fjalë për Shpejtim Sylën, nga Kosova, vdekja e të cilit ka tronditur familjen, miqtë dhe komunitetin ku ai jetonte. Për...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në detin e Shëngjinit, ku një i ri nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht.

Bëhet fjalë për Shpejtim Sylën, nga Kosova, vdekja e të cilit ka tronditur familjen, miqtë dhe komunitetin ku ai jetonte.

Për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta ka reaguar edhe shkolla e mesme “Adem Kastrati” në Gjilan, ku Shpejtim Syla ishte nxënës për tri vite.

Në një telegram ngushëllimi, drejtoria e shkollës ka shprehur dhimbjen për humbjen e të riut, duke bërë të ditur se ai kishte ndjekur drejtimin Pikturë, të cilin e kishte përfunduar në maj të këtij viti.

“Drejtoria e shkollës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, të afërmve, profesorëve dhe të gjithë nxënësve, veçanërisht shokëve dhe bashkëmoshatarëve të tij. Shpejtim Syla ishte nxënës i shkollës sonë për tri vite, në drejtimin Pikturë, të cilin e përfundoi në maj të këtij viti. Ndarja e tij e parakohshme nga jeta është një humbje e madhe për familjen dhe ne që e njohëm. U prehtë në paqe, shpirti i tij!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

16.11.2026

Rikthehen fluturimet në SHBA pas kaosit në aeroporte – rreth 10 mijë anulime për shkak të një defekti në sistemin e trafikut ajror

14.11.2026

Qysh ndërrimi i një kablloje bakri e bllokoi qiellin e ShBA-së?

14.11.2026

Blerim Latifi: Himni i Izraelit u fishkëllye për llogari të një populli që Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

14.11.2026