BOTA

Eurodeputeti grek gris në sallë flamurin turk (Video)

Gjatë një debati të zjarrtë mbi emigracionin, eurodeputeti grek Ioannis Lagos grisi në sytë e të gjithëve flamurin turk. Shkak i zemëratës së Lagos, që ka qenë më parë anëtar i Parlamentit Grek për partinë e ekstremit të djathtë të Agimit të Artë, u bënë deklaratat mbi situatën humanitare në ishujt grekë.

“Ne nuk dëgjojmë askënd të flasë për situatën e qytetarëve grekë. Të gjithë flasin për emigrantët. Po për të drejtat e qytetarëve grekë”, ka thënë ligjvënësi grek qartazi i zemëruar.

Ai doli me pretendimin se 70% e grekëve janë kundër emigracionit të paligjshëm dhe se po sulmohen nga emigrantët.

“Ndërsa nga ana tjetër, kemi Turqinë që bën çfarë të dojë”, ka shtuar ai, duke grisur një letër që paraqiste flamurin turk, të cilën më pas e ka shtypur dhe me këmbë. Eurodeputeti grek theksoi se Ankaraja duhet t`i japë fund, fluksit të emigrantëve, siç ka rënë dakord me BE-në.

Madje ai pretendoi se Turqia po i lejon qëllimisht njerëzit që të nisen drejt Greqisë së përballur me ankesa e pr..

Loading...

Gjatë një debati të zjarrtë mbi emigracionin, eurodeputeti grek Ioannis Lagos grisi në sytë e të gjithëve flamurin turk. Shkak i zemëratës së Lagos, që ka qenë më parë anëtar i Parlamentit Grek për partinë e ekstremit të djathtë të Agimit të Artë, u bënë deklaratat mbi situatën humanitare në ishujt grekë.

“Ne nuk dëgjojmë askënd të flasë për situatën e qytetarëve grekë. Të gjithë flasin për emigrantët. Po për të drejtat e qytetarëve grekë”, ka thënë ligjvënësi grek qartazi i zemëruar.

Ai doli me pretendimin se 70% e grekëve janë kundër emigracionit të paligjshëm dhe se po sulmohen nga emigrantët.

“Ndërsa nga ana tjetër, kemi Turqinë që bën çfarë të dojë”, ka shtuar ai, duke grisur një letër që paraqiste flamurin turk, të cilën më pas e ka shtypur dhe me këmbë. Eurodeputeti grek theksoi se Ankaraja duhet t`i japë fund, fluksit të emigrantëve, siç ka rënë dakord me BE-në.

Madje ai pretendoi se Turqia po i lejon qëllimisht njerëzit që të nisen drejt Greqisë së përballur me ankesa e protesta mbi trajtimin që po u bëhet refugjatëve.

Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu dhe raportuesi për Turqinë në Parlamentin Europian, Nacho Sanchez Amor, e dënuan me force veprimin e Lagosit. ”Fëmijët racist të Europës duhet t`i njohin kufijtë e tyre”, tha Cavusoglu.

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Eurodeputeti grek gris në sallë flamurin turk (Video) Eurodeputeti grek gris në sallë flamurin turk (Video)Rating: 5.0
To Top