KOSOVA

Familja Çekaj: Mbështetje e fuqishme për propozimin e Ambasadorit William Walker që Dr. Faton Bislimi të jetë President i Kosovës

Kosova.Today ·

Familja e Heroit të Kombit Sali Çekaj ka dalë me një deklaratë publike përmes së cilës shpreh mbështetjen e saj të plotë dhe të fuqishme për propozimin e Ambasadorit William Walker që Dr. Faton Bislimi të jetë President i Republikës së Kosovës....

Familja e Heroit të Kombit Sali Çekaj ka dalë me një deklaratë publike përmes së cilës shpreh mbështetjen e saj të plotë dhe të fuqishme për propozimin e Ambasadorit William Walker që Dr. Faton Bislimi të jetë President i Republikës së Kosovës.

Në deklaratën e nënshkruar nga Smajl Çekaj, vëlla, ish-veprimtar dhe ish-bashkëpunëtor i Heroit Sali Çekaj, theksohet se ky propozim shihet si një vlerësim i merituar për një personalitet me vizion dhe përvojë ndërkombëtare.

Më poshtë po sjellim tekstin e plotë të letrës së Familjes Çekaj:

MBËSHTETJE E FUQISHME NGA FAMILJA ÇEKAJ

Në emër të Familjes Çekaj, si vëlla i Heroit të Kombit Sali Çekaj, ish-veprimtar dhe ish-bashkëpunëtor i tij, shpreh mbështetjen time të fuqishme për propozimin e Ambasadorit William Walker që Dr. Faton Bislimi të jetë President i Republikës së Kosovës.
Familja Çekaj e sheh këtë propozim si një vlerësim të merituar për një veprimtar të përkushtuar, një zë të fuqishëm të Kosovës dhe një personalitet me vizion e përvojë ndërkombëtare.
Në emër të kujtimit, sakrificës dhe amanetit të Heroit Sali Çekaj, ne mbështesim njerëzit që i shërbejnë Kosovës me dinjitet, guxim dhe përkushtim.
Dr. Faton Bislimi meriton mbështetjen dhe besimin tonë, i dëshmuar në çdo periudhë të proqeseve politike.

Me respekt dhe krenari,
Smajl Çekaj
Vëlla i Heroit Sali Çekaj, ish-veprimtar dhe ish-bashkëpunëtor i tij.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit

14.11.2026

Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit

13.11.2026

Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së

16.11.2026

“Na keni dhënë shumë emocione”, llogaria e Thaçit rikthen një postim të ish-presidentit në mbështetje të kombëtares

14.11.2026