MAQEDONIA

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të Shkupit

Kosova.Today ·

Analisti Faruk Nevzati ka publikuar një analizë historike dhe demografike për pozitën e shqiptarëve në Rajonin e Shkupit, duke vënë në pah kontrastin ndërmjet përfaqësimit të tyre në komunat periferike dhe atyre qendrore. Sipas të dhënave...

Analisti Faruk Nevzati ka publikuar një analizë historike dhe demografike për pozitën e shqiptarëve në Rajonin e Shkupit, duke vënë në pah kontrastin ndërmjet përfaqësimit të tyre në komunat periferike dhe atyre qendrore.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, shqiptarët përbëjnë shumicën në 13 nga gjithsej 17 komunat e Rajonit të Shkupit.

Në këto 13 komuna jetojnë 167.926 shqiptarë, përkatësisht 43,29 për qind e popullsisë, kundrejt 141.874 maqedonasve. Kjo do të thotë se shqiptarët janë grupi më i madh etnik, me 26.052 banorë më shumë.

Megjithatë, Nevzati thekson se në katër komunat qendrore, Qendër, Karposh, Aerodrom dhe Kisella Vodë, shqiptarët kanë mbetur me përfaqësim shumë më të kufizuar.

Ai këtë realitet e cilëson si paradoks historik dhe e lidh me politikat e dikurshme të banimit, urbanizimit, investimeve publike dhe diskriminimin institucional ndaj shqiptarëve.

Screenshot

“Shkupi është më shumë se qendra e tij. Edhe historia e tij është më e gjerë se ajo që shohim sot në qendër!”, thekson Nevzati.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Si u shit “Revolucioni Laraman”?!

15.11.2026

Nga sot nis detyrimi për pajisje dimërore, ja çfarë duhet të kenë automjetet

15.11.2026

Kambovski: Besimi në gjyqësor nuk mund të rikthehet me fjalime dhe retorikë boshe

13.11.2026

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

13.11.2026