Fero ofendon rëndë Arbenitën në këngën e re, përmend edhe motrën e Presidentes

Pas një periudhe larg skenës muzikore dhe një përkushtimi të thellë ndaj fesë, reperi Fero duket se është gati për një rikthim të fuqishëm në muzikë. Në Instastory, ai ndau një pjesë nga projekti i tij i ri, ku dëgjohet duke shprehur motivimin për të rikthyer suksesin — këtë herë me një qëllim personal: vajzën […]

Fero ofendon rëndë Arbenitën në këngën e re, përmend edhe motrën e Presidentes

Pas një periudhe larg skenës muzikore dhe një përkushtimi të thellë ndaj fesë, reperi Fero duket se është gati për një rikthim të fuqishëm në muzikë.

Në Instastory, ai ndau një pjesë nga projekti i tij i ri, ku dëgjohet duke shprehur motivimin për të rikthyer suksesin — këtë herë me një qëllim personal: vajzën e tij, të cilën thotë se nuk e ka parë prej muajsh.

Kënga duket se përmban nota emocionale, por edhe të ashpra. Teksti përfshin referenca ndaj situatës së tij personale, përfshirë raportin me ish-partneren Arbenita Ismajli, të cilës i drejtohet me fjalë të forta.

Në mënyrë të papritur, ai përmend edhe avokaten e saj, znj. Blinera Osmani – motra e Presidentes së Kosovës, duke e përfshirë si figurë me ndikim në përplasjen ligjore për kujdestarinë.

“Se kom pa cikën qe 8 muaj, ku*** po bon skena, i qoj të fala motrës t’Presidentes…”, ndëgjohet të thotë Fero gjatë këngës së re, që ende nuk e ka publikuar.