SHQIPERIA

Festat e Fundvitit, Qeveria vendos 5 ditë pushim

Qeveria vendosi në mbledhjen e sotme shpalljen si ditë pushimi të premten e parë të 2020-s, datë 3 Janar 2020.
Kjo bën që javën e ardhshme, pushimet për festat e fundvitit të nisin që të mërkurën më 1 Janar e të vazhdojnë deri të dielën më 5 Janar.
Fatlumët janë ata që punojnë në shtet të cilët nga 5 ditë do të kenë mundësi të punojnë vetëm dy ditë, të hënën dhe martën, edhe pse data 31 nuk respektohet nga të gjithë si ditë pune.
Por bëhet fjalë vetëm për një borxh që duhet kthyer shpejt, pasi vendimi i Qeverisë thekson se dita e punës e datës 3 janar 2020 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij muaji.
VKM-ja e plotë
VENDIM PËR CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 3.1.2020, DITË PUSHIMI
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2020, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
2. Dita e punës e datës 3.1.2020 do të zëvendësoh..

Loading...

2. Dita e punës e datës 3.1.2020 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda muajit janar.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Festat e Fundvitit, Qeveria vendos 5 ditë pushim Festat e Fundvitit, Qeveria vendos 5 ditë pushimRating: 5.0
To Top