JETA

Tri Net Film Fest feston edicionin e pestë, tri net filmi dhe kulture në Winterthur

Kosova.Today ·

Festivali i filmit “Tri Net Film Fest” do të rikthehet në Winterthur të Zvicrës me edicionin e tij të pestë, i cili do të mbahet nga 17 deri më 19 shtator 2026 në Blue Cinema Maxx. Edicioni i sivjetmë shënon një gjysmëjubile për festivalin,...

Festivali i filmit “Tri Net Film Fest” do të rikthehet në Winterthur të Zvicrës me edicionin e tij të pestë, i cili do të mbahet nga 17 deri më 19 shtator 2026 në Blue Cinema Maxx.

Edicioni i sivjetmë shënon një gjysmëjubile për festivalin, i cili përgjatë tri netëve synon të bashkojë filmin, kulturën dhe krijimtarinë, duke sjellë para publikut filma dhe takime mes kineastëve e artdashësve.

“Tri Net Film Fest” organizohet nga Studio Aktrimi Zvicër, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës.

Një nga emrat e angazhuar në përgatitjen e programit është regjisori Ben Apolloni, i cili do të bëjë përzgjedhjen e filmave që do të përfshihen në programin zyrtar të edicionit të pestë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se lista e filmave pjesëmarrës do të prezantohet në ditët në vazhdim.

Festivali do të zhvillohet në Blue Cinema Maxx, në Zürcherstrasse 1+3, 8400 Winterthur.

Ndërkohë, tashmë është hapur edhe mundësia për rezervimin e biletave për festivalin.

Me moton “Tri net. Një pasion. Një dashuri për filmin”, edicioni i pestë i “Tri Net Film Fest” synon ta kthejë Winterthurin për tri ditë në një pikëtakim të filmit, artit dhe kulturës.

Biletat në këtë link: eventfrog.ch

The post Tri Net Film Fest feston edicionin e pestë, tri net filmi dhe kulture në Winterthur appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicër: 27.6 për qind e kamionëve të rinj janë elektrikë

16.11.2026

Tregu i Krishtlindjeve në St. Gallen largon dy atraksione tradicionale për fëmijë

12.11.2026

Ai punon në Mercedes…

13.11.2026

Zvicër: Rriten çmimet e prodhimit dhe të importit, nafta ndër faktorët kryesorë

13.11.2026