Fillon gjykimi i parë në mungesë për krime lufte
Përgatiti: Nora Luta Hetimet shumëvjeçare rreth dyshimeve ndaj Çedomir Aksiçit rezultuan me ngritjen e një aktakuze, por jo edhe sigurimin e prezencës së tij në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Aty të hënën filloi gjykimi i parë në mungesë për krime lufte. Prokuroria e ngarkon Aksiçin, për krime lufte gjatë periudhës janar- maj të vitit 1999, […] The post Fillon gjykimi i parë në mungesë për krime lufte first appeared on ATV. The post Fillon gjykimi i parë në mungesë për krime lufte appeared first on ATV.

Përgatiti: Nora Luta
Hetimet shumëvjeçare rreth dyshimeve ndaj Çedomir Aksiçit rezultuan me ngritjen e një aktakuze, por jo edhe sigurimin e prezencës së tij në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Aty të hënën filloi gjykimi i parë në mungesë për krime lufte.
Prokuroria e ngarkon Aksiçin, për krime lufte gjatë periudhës janar- maj të vitit 1999, përfshirë pjesëmarrjen në vrasjen e tetë civilëve shqiptarë në masakrën e Reçakut.
Por, paraprakisht Gjykata kërkoi nga Prokuroria Speciale të tregojë për hapat që i ka ndërmarrë për sigurimin e prezencës së Aksiçit, ndaj të cilit është aktiv urdhërarresti ndërkombëtar.
Sipas PSRK-së, adresa aktuale e 63-vjeçarit i cili ka lindur në Shtime, është Krushevci i Serbisë.
Avokati i Aksiçit i caktuar sipas detyrës zyrtare, Zharko Gajiq, paralajmëroi se do ta shfrytëzojë të drejtën e ankesës për hedhje të aktakuzës. Për shkak të një keqkuptimi mes zyrës së tij e Prokurorisë, tha se nuk i ka pranuar të gjitha shkresat e lëndës.
Kosova për herë të parë përfshiu gjykimin në mungesë në vitin 2019, por nuk u zbatua.
Nenet rreth gjykimit në mungesë pësuan sërish ndryshime në Kodin e ri të Procedurës Penale, i cili ka hyrë në fuqi në shkurt të këtij viti.
Nga Prokuroria Speciale deri tash janë ngritur aktakuza në mungesë ndaj shtatë personave për krime lufte.
The post Fillon gjykimi i parë në mungesë për krime lufte first appeared on ATV.
The post Fillon gjykimi i parë në mungesë për krime lufte appeared first on ATV.