SHQIPERIA

Flet babai i të akuzuarit: E vërteta e djalit tim për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak Prengës

Ndriçim Hajri, babai i një prej të arrestuarve në lidhje me marrjen peng dhe më pas vrasjen e Jan Prengës, Elton Hajri, ka mohuar kategorikisht akuzat se pas kësaj ngjarje fshihet dhe djali i tij. Në një intervistë për gazetaren Neës 24, babai i Elton Hajrit nga Shijaku, tha se ditën kur pretendohet se ka ndodhur ngjarja i biri ka qenë tek tezja e tij, ndërsa pohoi se për këtë ka dhe dëshmitarë.
Ai tha mes të tjerash se prej 3 vitesh djali i tij nuk punonte më në atë resort (vendi ku thuhet se u mbajt dhe u torturua deri ne vdekje Jan Prenga) dhe se kurrë më ai nuk kishte shkelur atje. Madje babai shprehet se është i bindur 100 për qind se djali i tij nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa shtoi se nëse i konfirmohet e kundërta do kërkojë falje publike.
“Unë jam Ndriçim Hajri. Jetoj me një dhomë dhe kuzhinë. S’kam lidhje me drogën. Çuni im ka 4 vite që e ka lënë punën nga resorti. Ne momentin që të më vërtetojnë se çuni im të ketë hyrë në atë objekt, unë jap dorëheqje dhe ngre duart dhe k..

Loading...

Ndriçim Hajri, babai i një prej të arrestuarve në lidhje me marrjen peng dhe më pas vrasjen e Jan Prengës, Elton Hajri, ka mohuar kategorikisht akuzat se pas kësaj ngjarje fshihet dhe djali i tij. Në një intervistë për gazetaren Neës 24, babai i Elton Hajrit nga Shijaku, tha se ditën kur pretendohet se ka ndodhur ngjarja i biri ka qenë tek tezja e tij, ndërsa pohoi se për këtë ka dhe dëshmitarë.

Ai tha mes të tjerash se prej 3 vitesh djali i tij nuk punonte më në atë resort (vendi ku thuhet se u mbajt dhe u torturua deri ne vdekje Jan Prenga) dhe se kurrë më ai nuk kishte shkelur atje. Madje babai shprehet se është i bindur 100 për qind se djali i tij nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa shtoi se nëse i konfirmohet e kundërta do kërkojë falje publike.

“Unë jam Ndriçim Hajri. Jetoj me një dhomë dhe kuzhinë. S’kam lidhje me drogën. Çuni im ka 4 vite që e ka lënë punën nga resorti. Ne momentin që të më vërtetojnë se çuni im të ketë hyrë në atë objekt, unë jap dorëheqje dhe ngre duart dhe kërkoj falje publike. Djali im ka qenë në shtëpi, tek tezja e vet. Në datën 17 është ngritur në orën 10 pa 10 nga gjumi.

Ai ka qenë tek tezja e vet. Pallatin ma ka prishur tërmeti. Ka qenë të tezja e vet, kam dajat e vet që kanë qenë me të. Pamje filmike nuk kam. S’kam komunikuar asnjë fjalë. Djali është i pafajshëm. S’ka hyrë asnjëherë në resort. Është e sigurt 100 për qind. Kërkoj falje pastaj.

Ndihem i frikësuar se jam futur në siklet. Dhe këto që thonë mediat, na mbytën. Juve si media konstatojeni. Nuk e njoh fare familjen e viktimës. Më vjen keq. Shpreh keqardhje. Unë jam në ajër për veten time. Jam në fukarallëkun tim. Pyetni ne Shijak se kush është djali dhe unë”, tha babai i Elton Hajrit.

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Flet babai i të akuzuarit: E vërteta e djalit tim për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak Prengës Flet babai i të akuzuarit: E vërteta e djalit tim për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak PrengësRating: 5.0
To Top