BOTA

Flinte me të në krevat për 16 vjet, Mike Tyson tregon pse u nda nga tigresha Kenia (Foto)

Mike Tyson është një nga boksierët më të mirë të të gjitha kohërave. Përveç karrierës së suksesshme nga viti 1985 deri në 2005-n, Tyson njihet edhe për dashurinë e tij të veçantë për kafshët ekzotike, e në mënyrë të veçantë për tigrat.

Boksieri amerikan, i cili tani drejton një fermë kanabisi, kishte vendosur të blinte një tigër gjatë kohës që ishte në burg në vitin 1992. Bëhet fjalë për tigreshën e bardhë Kenia, e cila u shndërrua në një anëtar familje për 53-vjeçarin. Ai e mbajti Kenian për 16 vjet, ndërsa së fundmi boksieri zbuloi përse u detyrua të hiqte dorë nga kafsha.

Në një intervistë për GQ Sports, Tyson u shpreh: “Kam pasur një tigër të përkedhelur, emri i saj ishte Kenia. Ajo ishte rreth 250 kg. Unë kisha një dashuri të madhe për të, kam fjetur me Kenian dhe e mbaja në dhomën time. Ajo qëndroi me mua për 16 vjet. Por pasi u plak, unë duhet të shpëtoja prej saj, pasi gjendja e saj filloi të përkeqësohej. Ajo sulmoi dikë, duke i shqyer krahun.”

Në karrierën e tij Mike Tyson..

Loading...

Në karrierën e tij Mike Tyson ka zhvilluar 58 ndeshje boksi, 50 prej të cilave të fituara, 6 sfida i ka humbur dhe dy barazime. 44 nga 50 ndeshjet e fituara, Tyson i ka arritur duke hedhur “knockout” kundërshtarët e tij.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Flinte me të në krevat për 16 vjet, Mike Tyson tregon pse u nda nga tigresha Kenia (Foto) Flinte me të në krevat për 16 vjet, Mike Tyson tregon pse u nda nga tigresha Kenia (Foto)Rating: 5.0
To Top