OTHER

FOTOT/ Çfarë po ndodh mes dy vëllezërve mbretërorë? Ja fotoja që ngjalli dyshime për konflikt mes tyre

Mbrëmjen e djeshme, Dukesha e Sussex dhe Princi Harry u bënë bashkë me Dukeshën e Kembrixh dhe Princin William, në ditën përkujtimore të veteranëve Royal British Legion Festival of Remembrance.

Ky “bashkim” i vëllezërve mbretërorë erdhi pas disa kohësh ku Harrt deklaroi në një dokumentar të fundit se ai dhe vëllai i tij kishin ndërmarrë rrugë të ndryshme. Gjithashtu mediat e huaja shkruanin edhe për një konflikt mes tyre.

Ndërkohë te kjo mbrëmje vëmendjen e mori pozicioni i dy çifteve. Princi Harry dhe Meghan Markle ishin ulur në radhën e dytë nga anëtarët e familjes mbretërore, pas kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe të dashurës së tij Carrie, ndërsa Princ William dhe Kate Middleton ishin ulur pranë Mbretëreshës.

Por zyrtarët e Pallatit mbretëror këmbëngulin se nuk ka asgjë të pazakontë në këtë histori. Të pyetur se pse Harry dhe Meghan ishin ulur nga fundi, ata thanë se është pozicioni i njëjtë me atë të vitit të kaluar.

Mediat e huaja shkruajnë gjithashtu se Harry dhe Megh..

Loading...

Mediat e huaja shkruajnë gjithashtu se Harry dhe Meghan mbërritën veçmas nga çifti William dhe Kate. Ato nuk u fotografuan bashkë, pasi sipas zyrtarve të familjes mbretërore kështu e do zakoni.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . FOTOT/ Çfarë po ndodh mes dy vëllezërve mbretërorë? Ja fotoja që ngjalli dyshime për konflikt mes tyre FOTOT/ Çfarë po ndodh mes dy vëllezërve mbretërorë? Ja fotoja që ngjalli dyshime për konflikt mes tyreRating: 5.0
To Top