JETA

Dy fshatra të Mitrovicës përfshihen nga zjarret, ekipet në terren për shuarjen e flakëve

Kosova.Today ·

Dy zjarre janë aktivizuar në Komunën e Mitrovicës. Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Faton Peci, i cili ka bërë të ditur se zjarret janë aktive në fshatrat Kutlloc dhe Bajgor. Peci, përmes një shkrimi në Facebook, ka apeluar te qytetarët...

Dy zjarre janë aktivizuar në Komunën e Mitrovicës. Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Faton Peci, i cili ka bërë të ditur se zjarret janë aktive në fshatrat Kutlloc dhe Bajgor.

Peci, përmes një shkrimi në Facebook, ka apeluar te qytetarët për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta, duke u kërkuar të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.

“Aktualisht po përballemi me zjarre në fshatrat Kutlloc dhe Bajgor. Ndërhyrja për shuarjen e zjarrit ka qenë e menjëhershme. Bashkë me ekipet përgjegjëse, zjarrfikësit dhe ekipin e vullnetarëve, jemi në terren dhe po punojmë me të gjitha kapacitetet për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonat e tjera”, ka shkruar ai.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që, në rast se vërejnë ndonjë vatër zjarri apo situatë që mund të rrezikojë përhapjen e zjarrit, të njoftojnë menjëherë ekipet përgjegjëse në numrin +383 28 530 129.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ata që reklamojnë me kryqin zviceran duhet edhe të prodhojnë në Zvicër

13.11.2026

Tesla nis porositë për taksitë pa shofer, çmimi rreth 25 mijë franga

15.11.2026

Stuhi dhe reshje të dendura shiu në Evropë, moti i paqëndrueshëm pritet të përfshijë edhe Zvicrën

16.11.2026

Leonis Iseni shpallet kampion i Zvicrës, mposht në finale David Mbega Bitobon

16.11.2026