SHQIPERIA

Furnizonte klientët me drogë, si ra në kurth 25 vjeçari nga polici i Shigjetave

Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Operacioni i koduar “Furnitori” u zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat“ në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.
Është sekuestruar lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një sasi e konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike gjatë këtij operacioni. Ndërkohë është vënë në pranga shpërndarësi i lëndës narkotike.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, gjatë mbrëmjes së djeshme është organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion për këtë qëllim.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po shpërndante lëndë narkotike në zonën “Ish-parkut të autobusave”, strukturat..

Loading...

Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Operacioni i koduar “Furnitori” u zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat“ në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.

Është sekuestruar lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një sasi e konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike gjatë këtij operacioni. Ndërkohë është vënë në pranga shpërndarësi i lëndës narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, gjatë mbrëmjes së djeshme është organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion për këtë qëllim.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po shpërndante lëndë narkotike në zonën “Ish-parkut të autobusave”, strukturat policore të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Furnitori”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet K. Dh, 25 vjeç, banues tek ish- parku i autobusave në Tiranë.

Sipas burimeve, një prej “blerësve” ka qenë një punonjës policie, që nuk mundi të identifikohet nga shitësi.

Forca e posaçme Shqiponjat në bashkëpunim me Forcën e posaçme Shigjetat, me Komisariatin e Policisë Nr.2 dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, lokalizuan vendndodhjen e shtetasit të lartpërmendur duke bërë kapjen në flagrancë të tij në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e ish-parkut të autobusave, në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjati 44.2 gramë lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza të vogla të futura në qese farmaceutike gati për shitje, si dhe një sasi vlerash monetare prej 64. 950 lekë të reja të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit K.Dh., për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Furnizonte klientët me drogë, si ra në kurth 25 vjeçari nga polici i Shigjetave Furnizonte klientët me drogë, si ra në kurth 25 vjeçari nga polici i ShigjetaveRating: 5.0
To Top