Fushata në SHBA/ Harris mblodhi 36 milionë dollarë, 24 orë pas prezantimit të Walz si kandidat për zv.president
Ekipi i fushatës së Kamala Harris, ka njoftuar se ka mbledhur 36 milionë dollarë vetëm 24 orë pas prezantimit të Tim Walz, guvernatorit të Minesotës, si kandidat për zëvendëspresident. Harris e bëri publike zgjedhjen e saj të martën përpara se me Walz të shfaqeshin për herë të parë së bashku në një event në Filadelfia, [...]Read More...
Ekipi i fushatës së Kamala Harris, ka njoftuar se ka mbledhur 36 milionë dollarë vetëm 24 orë pas prezantimit të Tim Walz, guvernatorit të Minesotës, si kandidat për zëvendëspresident.
Harris e bëri publike zgjedhjen e saj të martën përpara se me Walz të shfaqeshin për herë të parë së bashku në një event në Filadelfia, shkruan CNN.
Pasi Walz u përzgjodh ai mbajti një fjalim para mbështetësve të tij demokratë, duke falenderuar Harris për përzgjedhjen.
“Është nderi i jetës sime të jem me Kamala Harris në këtë fushatë. Ne jemi këtu së bashku për më të mirën e vendit tonë. Harris na tregon me politikën e saj se çdo gjë është e mundur të realizohet për të mirën e qytetarëve”, theksoi ai./abcnews.al
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk