SHQIPERIA

Gabimi me policin rrugor, si u zbuluan të rinjtë që ishin nisur të kryenin një vrasje (VIDEO)

Ermal Zalla dhe Edmir Albrahimi, përkatësisht 24-vjeçar dhe një 29-vjeçar janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës për shkak se dy ditë më parë u kapën me armë zjarri të pajisur me silenciator si dhe me një celular model i vjetër që përdorej për shpërthime në distancë.
Sipas hetimit dhe dosjes që ka mbërritur në Gjykatë, numri serial i silenciatorit dhe i pistoletës ishin fshirë plotësisht. Ndërkohë sipas policisë këta dy të rinj do të kryenin një vrasje.
Dy të arrestuarit u kapën më 29 janar në Fushë Krujë, ndërsa fillimisht nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Ata janë larguar me shpejtësi më automjetin e tyre tip BMW duke hedhur në anë të rrugës një pistoletë me silenciator dhe një celular që dyshohet se do të përdorej për shpërthime ne distancë. Por më pas policia ka arritur t’i arrestojë.
Sipas Policisë, dy të rinjtë ishin nisur të kryenin një vrasje. Ata janë ndaluar nga polici rrugor jo për dyshim si autorë vrasjes, por për tejkalim të shpejtësi në një segment..

Loading...

Ermal Zalla dhe Edmir Albrahimi, përkatësisht 24-vjeçar dhe një 29-vjeçar janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës për shkak se dy ditë më parë u kapën me armë zjarri të pajisur me silenciator si dhe me një celular model i vjetër që përdorej për shpërthime në distancë.

Sipas hetimit dhe dosjes që ka mbërritur në Gjykatë, numri serial i silenciatorit dhe i pistoletës ishin fshirë plotësisht. Ndërkohë sipas policisë këta dy të rinj do të kryenin një vrasje.

Dy të arrestuarit u kapën më 29 janar në Fushë Krujë, ndërsa fillimisht nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Ata janë larguar me shpejtësi më automjetin e tyre tip BMW duke hedhur në anë të rrugës një pistoletë me silenciator dhe një celular që dyshohet se do të përdorej për shpërthime ne distancë. Por më pas policia ka arritur t’i arrestojë.

Sipas Policisë, dy të rinjtë ishin nisur të kryenin një vrasje. Ata janë ndaluar nga polici rrugor jo për dyshim si autorë vrasjes, por për tejkalim të shpejtësi në një segment të rrugës.

Autorët nuk kanë ndaluar, duke shtuar edhe më shumë dyshimet e patrullës, që iu vu në ndjekje. Kaq është dashur, që të arrestohen dhe të zbardhet e gjitha dinamika e krimit që kishin planifikuar.

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Gabimi me policin rrugor, si u zbuluan të rinjtë që ishin nisur të kryenin një vrasje (VIDEO) Gabimi me policin rrugor, si u zbuluan të rinjtë që ishin nisur të kryenin një vrasje (VIDEO)Rating: 5.0
To Top