Gazetari italian pyet Ramën për Zvërnecin: A s’mendoni se u gjunjëzoheni pak si shumë liderëve perëndimorë? Edhe Trumpit?
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur nga Vlora për projektin e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, për të cilin mijëra qytetarët protestojnë prej disa ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Pasi doli nga takimi me banorët,...
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur nga Vlora për projektin e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, për të cilin mijëra qytetarët protestojnë prej disa ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.
Pasi doli nga takimi me banorët, Rama u përball me gazetarin italian të La7, Danilo Lupo i cili e pyeti për protestat masive.
Intervista e shkurtër:
Gazetari italian: Kryeministër, mirëmbrëma. A është e mundur të investohet në Shqipëri?
Rama: Çfarë?
Gazetari italian: A është e mundur të investohet në Shqipëri?
Rama: Pse, çfarë ndodhi?
Gazetari italian: Sepse ka protesta.
Rama: Po, Shqipëria është një vend demokratik. Jeta vazhdon përpara, punët vazhdojnë përpara.
Gazetari italian: A nuk mendoni se u gjunjëzoheni pak si shumë liderëve perëndimorë?
Rama: Jo. Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit.
Gazetari italian: Po Trump-it?
Rama: Më keni parë ndonjëherë në gjunjë? Jo.
Gazetari italian: Epo, pak Ivanka Trump-it…
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.