SHQIPERIA

Gëlltiti drogën gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar policisë në Maltë, 42-vjeçari shqiptar përfundon në spital në gjendje të rëndë

Kosova.Today ·

Një 42-vjeçar shqiptar ndodhet në rrezik për jetën në Maltë, pasi dyshohet se gëlltiti një sasi droge gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar arrestimit nga policia. Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 11:00 të paradites, në zonën e Gjirit të...

Një 42-vjeçar shqiptar ndodhet në rrezik për jetën në Maltë, pasi dyshohet se gëlltiti një sasi droge gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar arrestimit nga policia.

Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 11:00 të paradites, në zonën e Gjirit të Shën Palit, në rrugën Triq il-Halel, ku policia ndaloi një automjet për një kontroll rutinë, pasi konstatoi se dy personat që ndodheshin brenda tij nuk kishin vendosur rripat e sigurimit.

Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan se pasagjeri kishte me vete një substancë që dyshohet të ishte lëndë narkotike. 42-vjeçari kundërshtoi arrestimin dhe tentoi të largohej. Gjatë përleshjes me policinë, ai dyshohet se gëlltiti një sasi të substancës narkotike.

Ai u transportua menjëherë në spitalin Mater Dei, ku mjekët e konstatuan në gjendje të rrezikshme për jetën.

Edhe drejtuesi i automjetit tentoi të largohej, por u arrestua pak më vonë dhe vijon të mbahet në paraburgim policor.

Sipas policisë, të dy personat janë shtetas shqiptarë, përkatësisht 42 dhe 40 vjeç. Gjatë kontrollit u gjet gjithashtu një sasi e konsiderueshme kokaine e dyshuar, si dhe dy thika.

Gjatë operacionit, një rreshter policie pësoi lëndime të lehta dhe mori ndihmë mjekësore në një qendër shëndetësore.

Hetimet për ngjarjen vijojnë.

The post Gëlltiti drogën gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar policisë në Maltë, 42-vjeçari shqiptar përfundon në spital në gjendje të rëndë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nurellari komenton Asamblenë e Partisë Socialiste: PS-ja ka humbur figurat me peshë

15.11.2026

Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës nga PS: Të merren masa, por jo ekstreme

14.11.2026

Situata pas reshjeve në qarkun e Shkodrës, probleme me qarkullimin në Shalë dhe Kamicë

14.11.2026

Koçiu dhe Demo marrin drejtimin e PS-së në Tiranë, reagon ministri: Besimin do ta kthejmë në punë konkrete

14.11.2026