KOSOVA

Gërvalla e mbron Faton Pecin në foltore të Kuvendit, Haxhiu e Aleancës: Qysh e more mundin me dalë, parti me 3 anëtarë

Kosova.Today ·

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka dalë sot në foltoren e Kuvendit të Kosovës për të mbrojtur ish-ministrin dhe bashkëpartiakun e saj, Faton Pecin, pas akuzave të bëra në Kuvend për përfshirjen e tij në skandale korruptive. Gërvalla...

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka dalë sot në foltoren e Kuvendit të Kosovës për të mbrojtur ish-ministrin dhe bashkëpartiakun e saj, Faton Pecin, pas akuzave të bëra në Kuvend për përfshirjen e tij në skandale korruptive.

Gërvalla ka thënë se Faton Peci do të mbahet mend për punën e tij që ka bërë si ministër.

Replikë ndaj Gërvallës ka bërë deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, e cila e ka pyetur Gërvallën se si e mori mundin që të dalë e ta mbrojë bashkëkryetarin e partisë së saj me tre anëtarë.

Gërvalla ka marrë fjalën përsëri, duke i thënë deputetes Haxhiu se po hedh baltë me supozime të pavërteta.

“Edhe një herë e konfirmuar që përpjekja për të hedhur baltë bazuar në supozime, e dëshmuat para të gjithëve. Ju asnjëherë s’mund të jeni në vendin tim. Sepse nuk do të ishit aty ku jeni ulur dhe e rrethuar me ata që jeni të rrethuar. Gjithcka është sulm dhe gjithçka është propagandë”, ka thënë Gërvalla.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

S’ka çmim tavan e as heqje të akcizës, vazhdon furnizimi me naftë me çmime të larta

13.11.2026

IHMK paralajmëron mot me shi gjatë vikendit, në viset malore priten reshje bore

13.11.2026

S’ka kuorum në Kuvend për rezolutën që kërkon furnizim të pandërprerë me barna esenciale

13.11.2026

SHBA ndaloi të gjitha fluturimet, masa e rrallë rikthen kujtimet e 11 Shtatorit – krejt çka dihet

14.11.2026