Gimbo zbulon bisedën me familjen e Selin dhe raportet me ta

DJ Gimbo ka folur për herë të parë në Fan Club për raportin me familjarët e partneren së tij, Selin Bollatit. Ai tregon se ka pasur kontakte me ta pas daljes nga formati dhe se gëzon respekt të madh. I njëjti thekson se janë të lumtur për marrëdhënien e tyre dhe se çdo gjë është […]

Gimbo zbulon bisedën me familjen e Selin dhe raportet me ta

DJ Gimbo ka folur për herë të parë në Fan Club për raportin me familjarët e partneren së tij, Selin Bollatit.

Ai tregon se ka pasur kontakte me ta pas daljes nga formati dhe se gëzon respekt të madh.

I njëjti thekson se janë të lumtur për marrëdhënien e tyre dhe se çdo gjë është në dorën tonë.

“Kam biseduar me të gjithë familjarët e Selinit. Gëzoj respekt të madh për ta, po ashtu edhe ata për mua”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Më ka pëlqyer shumë vlerësimi i tij ndaj meje, më ka parë me atë sy, qëllimi im për asnjë moment nuk ka qenë i keq. Normal me ta jam ndjerë si me i njoh që 100 vite. Kam raporte shumë të mira me ta”.

Ndërkohë për vëllanë e Selin, Onon, thotë se e ka si shok dhe se është fjali flori.

“Ono e kam edhe si shok, jemi e njëjta moshë, edhe kolegë, i gjithë muhabeti ka qenë i mirë. Ai më ka thënë i dini shumë mirë veprimet dhe vendimet që i merrni, jeni të rritur. Është djalë flori edhe kam shumë respekt për të”, shtoi mes tjerash.