SPORTI

Akil Gjakova ndalet në gjysmëfinale, mbetet në garë për të bronztën në Zagreb

Kosova.Today ·

Akil Gjakova është ndalur në gjysmëfinale të Grand Prix të Zagrebit, pasi është mposhtur nga xhudisti gjeorgjian Giorgi Loladze, përcjell albinfo.ch. Loladze e fitoi përballjen me ippon, ndërsa Gjakova mbetet në garë për medaljen e bronztë...

Akil Gjakova është ndalur në gjysmëfinale të Grand Prix të Zagrebit, pasi është mposhtur nga xhudisti gjeorgjian Giorgi Loladze, përcjell albinfo.ch.

Loladze e fitoi përballjen me ippon, ndërsa Gjakova mbetet në garë për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Deri në gjysmëfinale, përfaqësuesi i Kosovës regjistroi katër fitore. Ai mposhti rumunin Lucian Bors Dumitrescu, ukrainasin Serhii Nebotov dhe Karim Abdulaevin nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në çerekfinale, Gjakova triumfoi ndaj francezit Nathan Cadignan, duke siguruar vendin mes katër më të mirëve të kategorisë së tij./Albinfo.ch

The post Akil Gjakova ndalet në gjysmëfinale, mbetet në garë për të bronztën në Zagreb appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kosova dhe Izraeli mbyllin pjesën e parë pa gola, 0:0

14.11.2026

Juventusi po përgatitet për shitjen e Zhegrovës

13.11.2026

“Është lojtar vetëm për gjysmë ore”, Cassano me deklaratë nënçmuese për Edon Zhegrovën

12.11.2026

Lara Colturi e dyta në sllallomin e Levit

14.11.2026