SHQIPERIA

Gjendet i pajetë brenda makinës një 39-vjeçar në Tiranë, policia nis hetimet

Kosova.Today ·

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti në rrugën “Ali Bakiu”, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake viktima, banues në Paskuqan, nuk ka pasur shenja dhune në trup, ku si rrjedhojë dyshohet se vdekja ka ardhur për...

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti në rrugën “Ali Bakiu”, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake viktima, banues në Paskuqan, nuk ka pasur shenja dhune në trup, ku si rrjedhojë dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën “Ali Bakiu”, brenda një automjeti është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi D. D, 39 vjeç, banues në Paskuqan.

Automjeti rezulton në pronësi të vëllait të tij, shtetasit P. D. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po vijon veprimet për
sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

The post Gjendet i pajetë brenda makinës një 39-vjeçar në Tiranë, policia nis hetimet appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pas “Deputeti që Duam”, PS krijon platformë për kandidatët për këshilltarë bashkiakë

14.11.2026

Protestuesit vijojnë marshimin në Unazën e Tiranës, vendosin kosha mbeturinash përgjatë rrugës

14.11.2026

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Po, Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë

14.11.2026

Ujësjellës Kanalizime Korçë: Defekt në rrjetin e ujësjellësit në lagjen 17, ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

13.11.2026