KOSOVA

Gjendet i vdekur në Klinë 40-vjeçari austriak

Kosova.Today ·

Shtetasi austriak Roman Rainer, i lindur në vitin 1985, është gjetur pa shenja jete në lumin Drin, në afërsi të Klinës. Burime të Gazetës Online Reporteri.net bëjnë të ditur se ai dyshohet se kishte dalë për të zënë peshk, ndërsa më pas ishte...

Shtetasi austriak Roman Rainer, i lindur në vitin 1985, është gjetur pa shenja jete në lumin Drin, në afërsi të Klinës.

Burime të Gazetës Online Reporteri.net bëjnë të ditur se ai dyshohet se kishte dalë për të zënë peshk, ndërsa më pas ishte raportuar i zhdukur.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, rasti është raportuar rreth orës 02:35 të së martës, pasi një familjar kishte njoftuar se viktima nuk ishte lajmëruar në telefon që nga dita e kaluar.

“Me datën 15.09.2026, rreth orës 02:35, në Stacionin Policor në Klinë, ka ardhur një person dhe ka raportuar se familjar i saj, që nga dita e djeshme, nuk lajmërohet në telefon dhe i njëjti është shpallur ‘person i zhdukur’”, ka deklaruar Rugova.

Ai ka bërë të ditur se njësitet policore kanë ndërmarrë menjëherë veprimet për kërkimin e personit të zhdukur.

“Pas një pune intensive të njësive policore, sot rreth orës 10:10, personi i zhdukur është gjetur në fshatin Zajm-Klinë, i cili ishte pa shenja jete. Këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Rugova.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit nga Sektori Rajonal për Hetime i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, si dhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt, Ministria për Punë e Familje publikon gjetjet e inspektimit të jashtëzkaonshëm

14.11.2026

S’ka kuorum në Kuvend për rezolutën që kërkon furnizim të pandërprerë me barna esenciale

13.11.2026

Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar

14.11.2026

Presidentja Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleat

14.11.2026