KOSOVA

Gjini: Kurti nuk ka pikë ndjeshmërie për qytetarin e Kosovës

Kosova.Today ·

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, u shpreh i bindur se Kosova po lëviz drejt zgjedhjeve të reja. Këtë deklarim, ai e bëri duke komentuar takimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku. “Çka pashe unë, ky...

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, u shpreh i bindur se Kosova po lëviz drejt zgjedhjeve të reja.

Këtë deklarim, ai e bëri duke komentuar takimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku.

“Çka pashe unë, ky ka vendosur me çu vendin edhe njëherë në zgjedhje. Është vetëm duke provuar ta hudhë fajin diku tjetër e jo tek vetja, që ta mbani mend të gjithë shikuesit e Rubikonit dhe qytetarët e Kosovës. Për shkak se nuk ka pikë ndjeshmëri për qytetarët e Kosovës. Zero”, u shpreh Gjini në Klan Kosova.

“Me pasë ndjeshmëri, nuk do të vepronte si po vepron deri më tash. Nuk e lë Kosovën pa energji, nuk blen zall në Serbi… e mos t’i përmendi të gjitha. Qytetarët e kanë në dorë se çka do të bëjnë”, shtoi Gjini.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin

15.11.2026

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione flet për Adem Jasharin (VIDEO)

15.11.2026

Mungesa e kuorumit shtyn seancën, mbetet pa u votuar Ligji për Specialen

14.11.2026

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt, Ministria për Punë e Familje publikon gjetjet e inspektimit të jashtëzkaonshëm

14.11.2026