MAQEDONIA

Lajm i mirë për të gjithë qytetarët që marrin ndihmë sociale dhe shtesa për fëmijët

Kosova.Today ·

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve njofton se sot, më 5 tetor 2026, ka nisur zyrtarisht pagesa e mjeteve nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe civile për muajin shtator. Të gjithë përfituesit në Maqedoninë e Veriut që zotërojnë...

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve njofton se sot, më 5 tetor 2026, ka nisur zyrtarisht pagesa e mjeteve nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe civile për muajin shtator.

Të gjithë përfituesit në Maqedoninë e Veriut që zotërojnë kartela debitore mund t’i tërheqin paratë në bankomatet e bankave, si dhe t’i përdorin ato për pagesa me kartelë në pikat e vendit apo përmes shërbimeve të bankimit elektronik dhe mobil.

Ndërkaq, qytetarët që nuk përdorin kartela bankare mund t’i tërheqin mjetet e tyre drejtpërdrejt në sportelet e filialeve dhe ekspoziturave të bankave. Po ashtu, nga ministria bëjnë të ditur se përgatitjet për lëshimin e Shtesës Prindërore janë në vijim e sipër dhe kjo e drejtë do të realizohet gjatë periudhës së ardhshme.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

14.11.2026

Nga sot nis detyrimi për pajisje dimërore, ja çfarë duhet të kenë automjetet

15.11.2026

Besar Durmishi: Badinteri nuk është pronë e BDI-së, as licencë për veto politike

14.11.2026

Nga diaspora te projektet: Çfarë po përgatit Mexhiti në takimet në Turqi?

14.11.2026