SPORTI

Gjoni Palokaj triumfon në Hannover, synon titullin e OKTAGON-it në vitin 2027

Kosova.Today ·

Gjoni Palokaj ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në karrierën e tij në MMA, duke triumfuar ndaj luftëtarit Zafer Mohsen në eventin e organizatës OKTAGON, të zhvilluar të shtunën mbrëma në Hannover të Gjermanisë, transmeton...

Gjoni Palokaj ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në karrierën e tij në MMA, duke triumfuar ndaj luftëtarit Zafer Mohsen në eventin e organizatës OKTAGON, të zhvilluar të shtunën mbrëma në Hannover të Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.

Para rreth 18 mijë spektatorëve në ZAG Arena, Palokaj e përfundoi duelin në raundin e dytë, duke e mposhtur kundërshtarin me teknikën e dorëzimit “Triangle Choke”, pas 2 minutash e 50 sekondash.

Mohsen, i cili para kësaj përballjeje kishte bilanc prej 14 fitoresh dhe tri humbjesh, renditej në vendin e tretë në kategorinë e tij.

Pas triumfit, Palokaj, me prejardhje nga Velezha e Prizrenit, falënderoi bashkatdhetarët për mbështetjen e ofruar, ndërsa bëri të ditur se do të marrë një periudhë pushimi pas një viti të ngarkuar me përballje.

Objektivi i tij i radhës është fitimi i titullit të kampionit të OKTAGON-it në kategorinë deri në 66 kilogramë gjatë vitit 2027.

Një nga mundësitë e përmendura është që dueli për titull të zhvillohet në maj të vitit 2027, në Düsseldorf të Gjermanisë, ndërsa kundërshtari i Palokajt ende nuk është përcaktuar.

Kështu, luftëtari shqiptar nga Velezha synon të ngjitet në majën e MMA-së evropiane dhe të kurorëzojë karrierën e tij me titullin e kampionit të OKTAGON-it./Albinfo.ch

The post Gjoni Palokaj triumfon në Hannover, synon titullin e OKTAGON-it në vitin 2027 appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mourinho merr shembull nga PSG-ja, kjo është strategjia e veçantë që po aplikon te Real Madridi

08.11.2026

Kosovare Asllani në Harvard Business School, diskuton të ardhmen e sportit të grave

11.11.2026

Simeone zbulon secsi synon ta mposhtë skuadrën e Flickut

07.11.2026

Milani turpërohet në San Siro, Ferencvaroshi fiton dhe merr kreun në Europa League

06.11.2026