KOSOVA

Gjykata Speciale: Nuk jemi konsultuar për nismën e ndryshimit të ligjit

Kosova.Today ·

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk janë konsultuar në lidhje me përpjekjet në Kosovë për ta ndryshuar ligjin që themeloi këtë institucion. Nisma për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara...

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk janë konsultuar në lidhje me përpjekjet në Kosovë për ta ndryshuar ligjin që themeloi këtë institucion.

Nisma për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndryshe e njohur si Gjykata Speciale, është duke u shqyrtuar nga zyra ligjore e kryeministrit Albin Kurti.

Kjo gjykatë e cila më 16 shtatordënoikatër ish-krerë të UÇK-së për krime lufte, mbështetet nga Bashkimi Evropian.

Ky dënim shkaktoi kundërshtime politike dhe protesta qytetare në Kosovë.

Ndryshimi i ligjit është iniciativë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), subjektit më të madh opozitar.

Për të kaluar në Kuvend ajo duhet ta marrë pëlqimin e Qeverisë dhe t’i kalojë komisionet parlamentare.

“Nuk jemi konsultuar”, u tha shkurt në një përgjigje të Gjykatës Speciale për REL-in, ku u shtua se ata “nuk komentojnë mbi iniciativat politike”.

Në dokumentin e ndryshimeve të propozuara, kërkohet ndër të tjera, që dënimet më të larta që mund të shqiptohen të jenë 15 vjet burgim dhe që të dënuarit të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale.

Ekspertë ligjorë që folën më herët me Radion Evropa e Lirë, e kanë quajtur këtë iniciativë vështirë të arritshme dhe kanë ngrerë pikëpyetje për ndikimin real që mund të ketë ndryshimi.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit

14.11.2026

U transportua me autoambulancë pa sirena në Spitalin e Pejës, kjo është 43-vjeçarja që vdiq

14.11.2026

AUV ndalon prodhimin e suxhukut të BUQUKU-t, gjendet ADN e pulës në produktin që deklarohej me mish lope

13.11.2026

Fotografia e Titos-Veton Surroi i përgjigjet Baton Haxhiut

14.11.2026