SHQIPERIA

Gjykata e Tiranës njoftim zyrtar: 18 të arrestuar,1 në burg dhe 5 në arrest shtëpie nga protestat në Tiranë

Kosova.Today ·

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka shqyrtuar këtë të premte, më 16 tetor, kërkesat e Prokurorisë për vleftësimin e arrestimeve në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurisë për 18 persona të ndaluar në kuadër...

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka shqyrtuar këtë të premte, më 16 tetor, kërkesat e Prokurorisë për vleftësimin e arrestimeve në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurisë për 18 persona të ndaluar në kuadër të protestave në kryeqytet.

Pas shqyrtimit të çështjeve, gjykata ka caktuar masën “arrest në burg” për A. Th., i dyshuar për disa vepra penale, mes tyre goditje për shkak të detyrës, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, shkatërrim prone, shkatërrim prone me zjarr dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Në njoftimin e gjykatës përmendet edhe dyshimi për vjedhjen e bankave dhe arkave të kursimit.

Ndërkohë, pesë persona janë lënë në “arrest në shtëpi”, ndërsa për të tjerët është caktuar masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Sipas vendimit, personat nën hetim akuzohen, në varësi të rasteve, për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, kundërshtim të punonjësve të policisë së rendit publik, prishje të qetësisë publike, shkatërrim prone dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.

Gjykata ka vleftësuar si të ligjshme arrestimet në flagrancë dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të personave ndaj të cilëve nuk është caktuar masa e arrestit në burg, me kushtin që të mos mbahen të ndaluar, të arrestuar ose të dënuar për vepra të tjera penale.

Vendimet mund të ankimohen në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda pesë ditëve nga dita pas njoftimit të vendimit.

Personat e përmendur janë nën hetim dhe dyshimet e ngritura ndaj tyre nuk përbëjnë fajësi të provuar.

The post Gjykata e Tiranës njoftim zyrtar: 18 të arrestuar,1 në burg dhe 5 në arrest shtëpie nga protestat në Tiranë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

PD propozon 28 amendamente për buxhetin 2027: Lehtësohet kostoja e jetesës

25.11.2026

Protestat në Shqipëri: Korrupsioni dhe kostoja e jetesës në qendër të pakënaqësisë

25.11.2026

Elbasani përkujton 114 vjetorin e pavarësisë me homazhe dhe ceremoni

25.11.2026

Protesta e 28 Nëntorit: Berisha thirr për bashkimin e të gjithë kundër "rrezikut ekzistencial

25.11.2026