KOSOVA

Gjyqtarët e Apelit në Hagë që vendosin për krerët e UÇK-së, gjykuan edhe te rastet e Calit e Shalës

Kosova.Today ·

Paneli i Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë që do të vendos për rastin e ish-krerëve të UÇK-së tashmë është caktuar. Trupi gjykyes që do ta trajtojë lëndën përbëhet nga: Michele Picard, gjyqtare franceze, kryetare e Panelit;...

Paneli i Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë që do të vendos për rastin e ish-krerëve të UÇK-së tashmë është caktuar.

Trupi gjykyes që do ta trajtojë lëndën përbëhet nga:

Michele Picard, gjyqtare franceze, kryetare e Panelit;

Kai Ambos, gjyqtar gjerman, anëtar;

Nina Jorgensen, gjyqtare norvegjeze, anëtare.

Ata do të shqyrtojnë kërkesën e përbashkët të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për zgjatjen e afatit për paraqitjen e njoftimit për ankesë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë.

Që të tre u caktuan nga Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, transmeton Klankosova.tv.

Paneli është ngarkuar të vendosë për kërkesën e mbrojtjes, si dhe për çdo parashtresë tjetër të palëve që lidhet me njoftimin e ankesës kundër aktgjykimit të çështjes Thaçi dhe të tjerët.

Kujtojmë se më 16 shtator, shkalla e parë e Gjykatës Speciale i dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, Kadri Veselin me 18 vjet e Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Presidentja Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleat

14.11.2026

“Rrethana të jashtëzakonshme”: Urdhërohet ndërprerja e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së

14.11.2026

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit

14.11.2026

Kosova pa taksë për karbonin, përball faturës së ndotjes

15.11.2026