Govori për gjendjen e gruas së plagosur: Mund t’i keqësohet, ka lëndime të rënda
Mjeku kujdestar i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ejup Govori, ka thënë se gjendja e gruas së plagosur në Fushë Kosovë mund të keqësohet sepse lëndimet e saj janë të rënda. Ejupi ka thënë se 40 vjeçarja që dyshohet se u plagos nga burri i saj, ka lëndime të rënda në pjesën e gjoksit, […]
Mjeku kujdestar i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ejup Govori, ka thënë se gjendja e gruas së plagosur në Fushë Kosovë mund të keqësohet sepse lëndimet e saj janë të rënda.
Ejupi ka thënë se 40 vjeçarja që dyshohet se u plagos nga burri i saj, ka lëndime të rënda në pjesën e gjoksit, barkut dhe ekstremitet e sipërme, prandaj “mundësitë për keqësimin e gjendjes janë të larta”.
Ai ka thënë se e plagosura ka mbërritur në QKUK me parametra vital të ulët, por se më pas i është stabilizuar gjendja.
“Gjendja shëndetësore për momentin është mirë. E plagosura është e moshës së 40-ave. Ka lëndime serioze, ka plagë gjoks në bark dhe në ekstremitet e sipërme. Ajo ka ardhur me autoambulancë në gjendje shumë të rëndë, me parametra vital të ulët, do të thotë me tension të ulët por në përgjithësi për momentin gjendja është stabile”.
“Mund t’i keqësohet gjendja sepse lëndimet janë të rënda, ato janë në pjesën e gjoksit dhe të barkut dhe mundësitë për keqësimin e gjendjes janë të larta. Për momentin është në përcjellje dhe është në trajtim e sipër”, ka thënë Govori, përmes telefonit.
Lajmin për plagosjen e gruas në mëngjesin e së martës në Fushë Kosovë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ajo njoftoi se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.
“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë ajo për EO.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk