JETA

Gruda: Siç duket qëllimi është të lejohet shpërndarja e Kuvendit pa ndryshimin e ligjit për Specialen, shpresojmë të mos jetë ashtu

Kosova.Today ·

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka paralajmëruar se qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje mund të jetë shpërndarja e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja parlamentare. Gruda tha në një konferencë për media se shpreson që Kuvendi...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka paralajmëruar se qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje mund të jetë shpërndarja e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja parlamentare.

Gruda tha në një konferencë për media se shpreson që Kuvendi nuk do të shpërndahet pa u miratuar projektligji i propozuar nga PDK-ja për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

“Nuk mund të mos paralajmërojmë që është e papranueshme, është tërësisht e papranueshme që të lejojmë që ky Kuvend të shpërndahet – se siç duket ky është qëllimi. Shpresojmë të mos jetë ashtu, të shpërndahet më 6 tetor pa e trajtuar këtë ligj”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar në një aktgjykim të fundit se afati për zgjedhjen e Presidentit “përfundon më 6 tetor 2026”. Presidenti duhet të zgjidhet deri në atë datë, në të kundërtën, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të reja, të cilat do të duhej të mbaheshin brenda 45 ditësh nga ajo datë.

Gruda tha se nëse nuk miratohet propozimi i tyre për ndryshimin e ligjit për gjykatën në Hagë, “është një gjë që nuk do t’i falet kësaj gjenerate politike”.

Nëse nuk miratohet ky propozim, Gruda tha se në fund “do ta dimë kush po e pengon dhe kush po e shtyn tutje këtë çështje”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Krenati- Piloti shqiptar shpallet më i miri me avionët F-35 në forcën ajrore të SHBA

15.11.2026

Ambasadorja zvicerane vlerëson rolin e diasporës: Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër përmendet gjatë konferencës ndërkombëtare në Kosovë

12.11.2026

Shtohen vjedhjet në Zvicër, policia jep këshilla për mbrojtjen e banesave

13.11.2026

Ata që reklamojnë me kryqin zviceran duhet edhe të prodhojnë në Zvicër

13.11.2026