KOSOVA

Gucati paralajmëron përshkallëzim të situatës nëse nuk votohet Ligji për Specialen

Kosova.Today ·

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me veteranë, i është bashkuar protestës që po mbahet para Kuvendit të Kosovës. Gucati pati edhe një koment të tensionuar me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa...

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me veteranë, i është bashkuar protestës që po mbahet para Kuvendit të Kosovës.

Gucati pati edhe një koment të tensionuar me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa paralajmëroi se situata mund të përkeqësohet nëse projektligji nuk votohet.

“Sot kemi ardhur t’u bashkëngjitemi studentëve dhe rinisë. Ne sot kemi ardhur ta presim leximin e dytë të projektligjit. Nëse nuk votohet leximi i dytë, nuk do të jetë situata e mirë as për ne, as për ata, e kam fjalën për parlamentarët dhe qeverinë”, tha Gucati para mediave./Klankosova.tv

The post Gucati paralajmëron përshkallëzim të situatës nëse nuk votohet Ligji për Specialen appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt, Ministria për Punë e Familje publikon gjetjet e inspektimit të jashtëzkaonshëm

14.11.2026

Operacioni “Heshtja”, arrestohet ish-ministri i njohur i Kosovës (FOTO)

15.11.2026

Rikthehen fluturimet në SHBA pas kaosit në aeroporte – rreth 10 mijë anulime për shkak të një defekti në sistemin e trafikut ajror

14.11.2026

AUV ndalon prodhimin e suxhukut të BUQUKU-t, gjendet ADN e pulës në produktin që deklarohej me mish lope

13.11.2026