KOSOVA

​Haradinaj në protestë: Fatkeqësi e madhe mosvotimi i ligjit, po gëzohet Beogradi

Kosova.Today ·

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i është bashkuar protestuesve para objektit të Kuvendit të Kosovës. Haradinaj ka kritikuar mosvotimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se...

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i është bashkuar protestuesve para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj ka kritikuar mosvotimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se një zhvillim i tillë, sipas tij, e gëzon Beogradin.

“Sot është dashur me qenë natë feste dhe jo proteste. Kështu e kanë mendu dhe është fatkeqësi e madhe me gëzu Beogradin”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka kritikuar edhe deputetët e Kuvendit, duke thënë se është e papranueshme që institucioni të mos e miratojë ligjin, për të cilin, sipas tij, është folur në emër të qytetarëve.

“Parlamenti jonë nuk voton, prej deputetëve që flasin në emër tonë. Si do qoftë, populli është ai që vendosë gjithmonë dhe duhet ta kryej detyrën e vet”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj iu bashkua protestës në një kohë kur situata para Kuvendit është tensionuar, ndërsa protestuesit po kërkojnë që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të miratohen edhe në lexim të dytë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

S’ka kuorum në Kuvend për rezolutën që kërkon furnizim të pandërprerë me barna esenciale

13.11.2026

Vdes një grua 43 vjeçare në Pejë, Spitali rajonal jep detaje për rastin

14.11.2026

Qysh ndërrimi i një kablloje bakri e bllokoi qiellin e ShBA-së?

14.11.2026

AUV tërheq nga tregu “Mishin e bluar të gjedhit” të kompanisë “AJH FOODS”, u gjet ADN pule

13.11.2026