Haxhi Thaçi para 3 vjetësh e kishte vizituar djalin e tij në Hagë: Na merr malli, ata e kanë venin në Kosovë e jo këtu

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçit, ka vdekur të dielën e 16 marsit. I biri i tij këtë javë erdhi në Kosovë me leje të Gjykatës Speciale, për ta takuar babai e tij në QKUK ku po trajtohej. Mbrojtja e Hashim Thaçit vazhdimisht ka shtruar kërkesë në Speciale që Thaçi të lejohej ta vizitonte

Haxhi Thaçi para 3 vjetësh e kishte vizituar djalin e tij në Hagë: Na merr malli, ata e kanë venin në Kosovë e jo këtu

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçit, ka vdekur të dielën e 16 marsit.

I biri i tij këtë javë erdhi në Kosovë me leje të Gjykatës Speciale, për ta takuar babai e tij në QKUK ku po trajtohej.

Mbrojtja e Hashim Thaçit vazhdimisht ka shtruar kërkesë në Speciale që Thaçi të lejohej ta vizitonte babain e sëmurë – kërkesa u pranua vetëm në mars.

E Haxhi Thaçi kishte qenë në Hagë tri vite më parë, për ta vizituar birin e tij.

Sigurisht, ai uroi lirimin e Thaçit – por jo vetëm të atij, duke uruar që të lirohen të gjithë ish-krerët e UÇK-ë.

“Jemi të lumtun që na u dha rasti me ardhë, me pa djalin tonë, Hashimin. Na ka marrë malli për të. Na merr malli, se jemi mësu me pa shpesh. Na mungon djali. Na mungojnë krejt shokët e tij. I mungojnë venit, Kosovës. Pa marrë parasysh që u kanë i nxanun me punë të shtetit, Hashimi gjithë ka gjetë kohë edhe ka ardhë me na pa në Burojë. Se na pleq, i kemi ba do vjet, mezi po himë e po dalim në kamë tona. Ishalla nuk shkon gat e kthehen tanë, jo veç djali jonë, po krejt këta shokët këtu, kthehen n’shpi të veta, qaty ku kanë punu shumë për qat Kosovë mu ba e lirë e shtet i pamvarun. I presim na familja me u kthy sa ma shpejt, i pret krejt shqiptaria. Ata e kanë venin n’Kosovë e jo këtu”, kishte thënë Haxhi Thaçi.