KOSOVA

Haxhiu: Nuk na duhet një koalicion me PDK-në

Kosova.Today ·

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar në Debat Plus se nuk e sheh të nevojshëm një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke theksuar se bashkëpunimi ndërmjet palëve mund të bëhet për çështje të caktuara,...

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar në Debat Plus se nuk e sheh të nevojshëm një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke theksuar se bashkëpunimi ndërmjet palëve mund të bëhet për çështje të caktuara, por jo në kuadër të një partneriteti qeverisës.

Haxhiu tha se, për të pasur një qëndrim të përbashkët pas vendimit të 16 shtatorit, nuk është i domosdoshëm krijimi i një koalicioni politik.

“Për të pasur një qëndrim unifikues me 16 shtatorin, nuk na duhet një koalicion i përbashkët. Na duhen veprime të përbashkëta, unifikim për secilin veprim që kemi përpara, kontribut nga secila palë”, tha Haxhiu.

Ajo theksoi se nuk e sheh PDK-në si partner për një qeveri të përbashkët, duke sqaruar se ky është qëndrimi i saj personal.

“Por nuk e shoh që na duhet një koalicion me PDK-në, jo në këtë periudhë. Kjo lidhet me vendimin, por me qëndrimin tonë me PDK-në. Mundemi të bashkëpunojmë në raport me kundërshtimin e vendimit të 16 shtatorit, të padrejtë. Mirëpo nuk i shoh si partner në qeverisje. Ky është qëndrimi personal”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.

Haxhiu foli edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke ritheksuar qëndrimin se presidenti nuk duhet të jetë pjesë e një partie politike.

The post Haxhiu: Nuk na duhet një koalicion me PDK-në appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?

14.11.2026

Polici gjermani që u martua me shqiptaren e la amanet të varrosej me hoxhë në Gjilan

15.11.2026

Statusi i vendit kandidat për Kosovën, Koopman: Ende s’jemi në atë pikë, Ligji për Specialen, i padobishëm

13.11.2026

Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar

14.11.2026