Haxhiu: Kur ne bënim përpjekje për ndalimin e spastrimit etnik, Mefi bënte gjimnastikë në TV me “hellonka”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka reaguar deputetit të VV-së, Mefil Bajqinovci në lidhje me veriun e vendit. Haxhiu ka pyetur Bajqinovcin se ku ishin në vitin 1999, 2000, 2002, 2004 kur paramilitarët serbë sulmonin banorët shqiptarë në Veri, ai tutje ka pyetur se […]

Haxhiu: Kur ne bënim përpjekje për ndalimin e spastrimit etnik, Mefi bënte gjimnastikë në TV me “hellonka”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka reaguar deputetit të VV-së, Mefil Bajqinovci në lidhje me veriun e vendit.

Haxhiu ka pyetur Bajqinovcin se ku ishin në vitin 1999, 2000, 2002, 2004 kur paramilitarët serbë sulmonin banorët shqiptarë në Veri, ai tutje ka pyetur se si VV cilat veprime i kanë ndërmarrë për të ndaluar pastrimin etnik të Veriut.

“Mefail Bajqinovci, ku ishe ti në vitin 1999, 2000, 2002, 2004 kur paramilitarët serbë sulmonin banorët shqiptarë në Veri?! Mefi, tregona cilën familje shqiptare të veriut ju LVV-ja e keni ndihmuar për të qëndruar në veri? Cilin veprim e ndërmorët për të ndaluar pastrimin etnik të Veriut? Sa para i keni ndarë krej LVV-ja në fondin “Ndihmo edhe ti” për ndërtimin e shtëpive në Veri, fond i krijuar nga Kadri Veseli? A turperoheni se krejt LVV nuk keni qenë në gjendje me nda 1 euro për ndërtimin e shtëpive në veri e tash shet kopalla në fb?!”,ka shkruar Haxhiu.

Deputeti i PDK-së ndër të tjera ka kujtuar edhe ministrin Xhelal Sveçla që një kohë kundërshtonte vendimin e Qeverisë Thaçi për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri.

“A ju kujtohet se si e keni kundërshtuar ndërtimin e shtëpive në veri, hyn në internet e gjen Xhelal Sveqlen me LVV-në duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë Thaçi për rindërtim të shtëpive të shqiptarëve në Veri, me preteksin “se pari siguri pastaj ndërtim të shtëpive”!”

“Ne kemi ndertuar shtëpitë e shqiptarëve në veri nën breshërinë të plumbave, nuk e kena ba për foto fb, por për vendin tonë, as nuk ju kena ftuar me na ndihmu se ju ishit të rreshtuar njejtë me politiken e UNMIK-ut dhe Serbisë duke e penguar rindërtimin në Veri.”

“Ju po pozoni në fb nga Veriu, pasi roje i keni policinë e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

Deputeti Haxhiu në fund i është drejtuar Bajqinovcit, duke i thënë se “ishim ne me qytetarët e veriut në përpjekje për ta ndaluar spatrimin etnik, e ti Mefi në ate kohë bëje gjimnastikë në TV me “hellonka”.”

“Pas kritikave të vazhdueshme që po u vijnë nga ata që ju votuan se dështuat në qeverisjen 4 vjeçare, po mundoheni që me Veriun t’i mbani peng votuesit, t’i shfrytëzoni si hambarin e fundit për vota. Jo që jeni trima apo të shquar për ndjenja atdhedashurie, por veç për pushtet. Në kohën kur veriu rrezikonte pastrimin etnik, nëse nuk të kujtohet po si gazetar duhet të të kujtohet se ishim ne me qytetarët e veriut në përpjekje për ta ndaluar spatrimin etnik, e ti Mefi në ate kohë bëje gjimnastikë në TV me “hellonka”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu i PDK-së.

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :