JETA

​Haxhiu: Marshi për Liri nderoi sakrificën e UÇK-së dhe Republikën e Kosovës

Kosova.Today ·

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka falënderuar organizatorët e marshit për liri, i cili u mbajt sot në Prishtinë. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu tha po ashtu Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte...

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka falënderuar organizatorët e marshit për liri, i cili u mbajt sot në Prishtinë.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu tha po ashtu Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë për çlirim.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë për çlirim. Ajo erdhi në shtypje dhe dhunë të një sulmi që përdor të gjithë aparatin e vet kundër shqiptarëve në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Sipas, Haxhiut me marshin e sotëm iu bë nder sakrificës së atyre që luftuan dhe Republikës që u ndërtua mbi atë sakrificë.

“Kështu i bëhet nder sakrificës së atyre që luftuan dhe Republikës që u ndërtua mbi atë sakrificë”, ka theksuar Haxhi.

Sot, mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në marshin për liri në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“The Kosova Original Music Tour” vjen për herë të parë në Zvicër

12.11.2026

Ai punon në Mercedes…

13.11.2026

Zviceranët po shpenzojnë më shumë, konsumi u rrit me 1.6% në tetor

15.11.2026

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri i Enver Dugollit “Për Kosovën Republikë”

12.11.2026