KOSOVA

Haxhiu takon ambasadorin britanik, flasin për ngërçin institucional dhe nevojën e dialogut politik

Kosova.Today ·

U.d presidentja e vendit, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim, ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves. Në njoftim shtohet se, Haxhiu e Hargreaves kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike, dhe, situatën institucionale në vend. “Në takim...

U.d presidentja e vendit, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim, ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.

Në njoftim shtohet se, Haxhiu e Hargreaves kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike, dhe, situatën institucionale në vend.

“Në takim u diskutua për nevojën e dialogut politik dhe për përpjekjet për të gjetur një rrugëdalje nga ngërçi aktual institucional, me qëllim që institucionet të formohen sa më parë dhe vendi të ecë përpara në përputhje me rendin kushtetues’’, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves

U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike dhe situatën institucionale në vend.

Në takim u diskutua për nevojën e dialogut politik dhe për përpjekjet për të gjetur një rrugëdalje nga ngërçi aktual institucional, me qëllim që institucionet të formohen sa më parë dhe vendi të ecë përpara në përputhje me rendin kushtetues.

U.D. Presidentja Haxhiu vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe rolin e saj si partner i rëndësishëm i vendit tonë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Presidentja Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleat

14.11.2026

Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin

15.11.2026

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit

14.11.2026

U transportua me autoambulancë pa sirena në Spitalin e Pejës, kjo është 43-vjeçarja që vdiq

14.11.2026