KOSOVA

Haxhiu takon Mattarellën dhe Melonin në prag të hapjes së Lojërave Mesdhetare

Kosova.Today ·

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, para ceremonisë së hapjes së Lojërave Mesdhetare....

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, para ceremonisë së hapjes së Lojërave Mesdhetare.

Përmes një postimi, Haxhiu ka thënë se ishte kënaqësi të merrte pjesë në këtë pritje, e cila u mbajt në Kështjellën Aragoneze, në një atmosferë që mblodhi përfaqësues të vendeve të Mesdheut.

Postim i plotë:

Ishte kënaqësi të merrja pjesë në pritjen zyrtare të Presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, para ceremonisë së hapjes së Lojërave Mesdhetare.

Në Kështjellën Aragoneze, në një atmosferë që bashkoi përfaqësues të vendeve të Mesdheut, sporti ishte edhe një herë urë miqësie, afrimi dhe bashkëpunimi.

Faleminderit Presidentit Mattarella dhe Kryeministres Giorgia Meloni për mikpritjen e ngrohtë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kosova ia kalon Shqipërisë në të ardhurat e shtresës më të varfër të popullsisë

16.11.2026

E martja e vendimit në Hagë, Thaçi dhe të tjerët përballen me aktgjykimin e radhës

16.11.2026

Polici gjermani që u martua me shqiptaren e la amanet të varrosej me hoxhë në Gjilan

15.11.2026

Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së

16.11.2026