JETA

Haziri paralajmëron marshimin e sotëm në Prishtinë: Nga nesër vazhdojmë me protestat e mbrëmjes

Kosova.Today ·

Organizatori i protestave, Çlirim Haziri, ka njoftuar se sot do të mbahet protestë në sheshet e Prishtinës kundër vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Haziri ka bërë të ditur se protesta dhe marshimi do të nisin në ora 16:00,...

Organizatori i protestave, Çlirim Haziri, ka njoftuar se sot do të mbahet protestë në sheshet e Prishtinës kundër vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Haziri ka bërë të ditur se protesta dhe marshimi do të nisin në ora 16:00, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen.

“Sot, më 1 Tetor, jemi përsëri bashkë. Në ora 16:00, në sheshet e Prishtinës, ngremë zërin kundër vendimit në Hagë. Jemi bashkë për UÇK-në. Jemi bashkë për të vërtetën tonë. Sot marshojmë”, ka shkruar Haziri.
Ai ka njoftuar gjithashtu se nga nesër do të vazhdojë protesta e mbrëmjes.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Filmi “DUA”, i propozuar për Oscar, shfaqet para publikut ndërkombëtar në Nju-Jork

14.11.2026

Zvicër: Qytetarët vendosin për ndryshimin e kushteve të punës në spitalin kantonal të Schaffhausenit

12.11.2026

Krenati- Piloti shqiptar shpallet më i miri me avionët F-35 në forcën ajrore të SHBA

15.11.2026

Ambasadorja zvicerane vlerëson rolin e diasporës: Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër përmendet gjatë konferencës ndërkombëtare në Kosovë

12.11.2026