“Hiqe dorën, mos më prek” – përplasje e ashpër në BBVA, vazhdon debati mes Shkëlzenit dhe G Banit

Debati mes G Banit dhe Shkëlzen Oruçit ka eskaluar në një përplasje të ashpër pas një mosmarrëveshjeje me Egli Takon. Konflikti nisi nga dyshimet e G Banit për një marrëdhënie intime mes Eglit dhe Gjestit, çka shkaktoi një përfshirje të Shkëlzenit në diskutim, si shok nga jashtë shtëpisë i banores. Në një moment tensioni, G…

“Hiqe dorën, mos më prek” – përplasje e ashpër në BBVA, vazhdon debati mes Shkëlzenit dhe G Banit
Debati mes G Banit dhe Shkëlzen Oruçit ka eskaluar në një përplasje të ashpër pas një mosmarrëveshjeje me Egli Takon.

Konflikti nisi nga dyshimet e G Banit për një marrëdhënie intime mes Eglit dhe Gjestit, çka shkaktoi një përfshirje të Shkëlzenit në diskutim, si shok nga jashtë shtëpisë i banores.

Në një moment tensioni, G Bani iu afrua Shkëlzenit dhe e kërcënoi duke i thënë “Hiqe dorën, hiqe dorën, mos më prek“.

Kjo përplasje duket se është një vazhdim i sjelljes së tij të mëparshme, pasi G Bani ka shpërndarë informacionet që ka marrë jashtë dhe ka vazhduar me akuzat ndaj banorëve të tjerë.

Pavarësisht përkeqësimit të situatës, ai nuk duket të ketë ndryshuar sjelljen ndaj të tjerëve.