MAQEDONIA

Hiqen tezgat e improvizuara përreth “Bit Pazarit”

Kosova.Today ·

Në një aksion të përbashkët të policisë dhe disa shërbimeve inspektuese janë larguar shitësit ambulantë përreth Bit-Pazarit. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari njoftoi se gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 500 kilogramë ushqime. Aksioni...

Në një aksion të përbashkët të policisë dhe disa shërbimeve inspektuese janë larguar shitësit ambulantë përreth Bit-Pazarit. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari njoftoi se gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 500 kilogramë ushqime. Aksioni është zhvilluar në hapësirën përreth tregut, ku shitësit ilegalë vendosnin tezga të improvizuara, kryesisht në ditët kur kishte më shumë blerës. Në terren kanë qenë pjesëtarë të MPB-së, inspektorë të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, inspektorë komunalë të Qytetit të Shkupit dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut. Janë larguar tezgat, kryesisht me fruta e perime, si dhe pajisjet e shitjes të vendosura në shtigjet për këmbësorë dhe biçikleta. Për shitësit e konstatuar janë paralajmëruar masa kundërvajtëse.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Buxheti 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për shëndetësi…

14.11.2026

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar 25 shqiptarë nga 60 gjithsej, e sfidoj Frontin Evropian: A jeni mbi 40% shqiptarë?

14.11.2026

Toshkovski: Iva Mihailova nuk u ndihmua nga policia, nuk është kapur në asnjë nga kamerat në pikat kufitare

13.11.2026

Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

14.11.2026