SHQIPERIA

Hodhën vezë dhe sende të forta drejt automjeteve të personaliteteve të larta shtetërore, dy të arrestuar në Durrës

Kosova.Today ·

Dy persona janë arrestuar dhe nëntë të tjerë janë proceduar penalisht pas një incidenti të ndodhur në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit, në fshatin Kameras, në Durrës. Sipas njoftimit të Policisë, u arrestuan dy shtetas, konkretisht E...

Dy persona janë arrestuar dhe nëntë të tjerë janë proceduar penalisht pas një incidenti të ndodhur në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit, në fshatin Kameras, në Durrës.

Sipas njoftimit të Policisë, u arrestuan dy shtetas, konkretisht E. L., 28 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, të dyshuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Ndërkohë, nëntë persona të tjerë, tetë banues në Tiranë dhe një në Fier, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Ngjarja është regjistruar më 14 nëntor 2026, rreth orës 10:00, në fshatin Kameras. Sipas policisë, personat e përfshirë kanë tentuar të bllokojnë qarkullimin në rrugë, ndërsa kanë hedhur vezë dhe sende të forta në drejtim të automjeteve që transportonin personalitete të larta shtetërore.

Materialet procedurale për këtë rast i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore.

The post Hodhën vezë dhe sende të forta drejt automjeteve të personaliteteve të larta shtetërore, dy të arrestuar në Durrës appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rama: Drejtësia godet edhe brenda pushtetit, kjo është prova e pavarësisë së saj

14.11.2026

Aksident në aksin Qukës–Prrenjas, dy automjete dalin nga rruga pas përplasjes, plagoset një person

14.11.2026

Rama për median: 60% e përmbajtjes është kundër qeverisë, akuzon ekranet se glorifikojnë dhunën, propozoi debat kombëtar

14.11.2026

Nga votimi i detyrueshëm te listat e hapura për këshilltarët bashkiakë, Berisha prezanton qëndrimet e PD-së për Reformën Zgjedhore

13.11.2026